Flash News

E-TJERA

Zhdukja e biznesmenit Pecorelli, ekspertët italianë mbërrijnë në Pukë

Zhdukja e biznesmenit Pecorelli, ekspertët italianë

Ekspertë italianë kanë mbërritur ditën e sotme në vendin ku u dogj makina me qira e biznesmenit, Davide Pecorelli. 

Ata u shoqëruan nga drejtori i Policisë Kriminale, Tonin Vocaj teksa pritet të shkojnë edhe në Komisariatin e Pukës për një takim me Drejtorin e Policisë Shkodër, Niko Brahimaj.

Ardhja e tyre është paralajmëruar ditë më parë nga mediat italiane.

Biznesmeni Davide Pecorelli rezulton i humbur prej datës 7 janar në Shqipëri. Dyshohet se Pecorelli mund të jetë grabitur e vrarë në Pukë, aty ku u gjet makina e tij me qira ‘’Skoda’’ e djegur, brenda së cilës u gjetën dhe mbetje njerëzore.

Të fundit