Flash News

E-TJERA

Zhdukja e Ervis Martinajt, gazetari: Familja ka nisur hetim privat

Zhdukja e Ervis Martinajt, gazetari: Familja ka nisur hetim privat

Gazetari Elton Qyno ka dhënë detaje të reja nga hetimet për zhdukjen e Ervis Martinajt.

I ftuar në studion e Euronews Albania, Qyno tha se  përveç hetimit nga Prokuroria e Laçit, vetë familja e ndihmuar edhe nga rrethi i ngushtë i Martinajt, ka nisur një hetim privat.

Gazetari Elton Qyno tha se familja e Ervis Martinajt nuk ka hapur mortin në emër të djalit të tyre.

“Familja po heton privatisht bashkë me shoqërinë e Ervis Martinajt, kemi edhe hetimin nga prokuroria e Laçit që po heton të njëjtën ngjarje. Familja ka më tepër burime të kontaktit se me cilët persona  shoqërohej djali i tyre”, tha Qyno.

 

Të fundit