Flash News

E-TJERA

Zhdukja e Ervis Martinajt, gazetarja: Ka informacione që Lami ka dhënë dëshmi, çështja e ish-efektivit do kalojë në SPAK

Zhdukja e Ervis Martinajt, gazetarja: Ka informacione që Lami ka

Gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat zbuloi se ka informacione se ish efektivi Jeton Lami, i cili u arrestua disa muaj më parë pasi ishte kapur nga kamerat në shoqërinë e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj, ka dhënë dëshmi në lidhje me fatin e të shumëkërkuarit. 

E ftuar në “Top Story”, ajo tha se për momentin çështja e Lamit është duke u hetuar në prokurorinë e Lezhës por sipas burimeve të saj do të kalojë në SPAK.

Dorjna Bezat: Ka informacione që Lami ka dhënë një dëshmi. Mbështetjen ndaj Martinajt nuk mund ta bënte i vetëm Jeton Lami por ka pasur edhe mbështetje të tjera.  Deadline që ai vendosi është i pamjaftueshëm. Çështja e Lamit është në prokurorinë e Lezhës dhe flitet se do të kalojë në SPAK por në dijeninë time nuk ka kaluar ende.

 

Të fundit