Flash News


E-TJERA

Zhdukja e fëmijëve shqiptarë/ Qeveria britanike nuk e njoftoi Tiranën, CRCA: E ka detyrim t’i mbrojë

Zhdukja e fëmijëve shqiptarë/ Qeveria britanike nuk e njoftoi

Nga 200 fëmijë azilkërkues që janë zhdukur nga hotelet, ku i kishte strehuar qeveria britanike, 88% ishin shqiptarë, sipas ministrit Lord Murray, duke shkaktuar zemërim në Tiranë për mungesën e përgjegjësisë nga autoritetet britanike dhe për faktin se ata nuk ishin njoftuar.

Qendra për të Drejtat e Fëmijëve në Shqipëri (CRCA) i tha EURACTIV se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka detyrime sipas ligjit për t'i mbrojtur edhe pse janë të huaj.

“Këto fakte ngrenë një pyetje shumë serioze mbi aftësinë e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për të mbrojtur fëmijët. E drejta ndërkombëtare kërkon nga MB të mbrojë fëmijët e pashoqëruar njësoj si fëmijët britanikë. Duhet të pyesim veten nëse kjo mungesë kujdesi dhe përgjegjësie vjen nga fakti që ata janë fëmijë të huaj”, ka thënë CRCA.

Marrëdhëniet midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë janë lëkundur për shkak të çështjes së vazhdueshme të migracionit. Vitin e kaluar pati një rritje të numrit të azilkërkuesve shqiptarë që paraqisnin aplikime në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa mijëra shkuan në rrugë paligjshme përmes varkave.

 

Të fundit