Flash News

E-TJERA

Zhdukja e ish-zv.drejtorit të AKSHI-t, policia jep detaje: Ishte larguar me dëshirë

Zhdukja e ish-zv.drejtorit të AKSHI-t, policia jep detaje: Ishte larguar me

Policia ka reaguar lidhur me zhdukjen e ish-zv.drejtorit të AKSHI-t, Daniel Shima, i cili u rikthye në banesë disa orë as mesnate.

Në njoftimin e bluve, thuhet se Shima ishte larguar me dëshirë nga banesa me dëshirë. Ai ka deklaruar se ishte larguar në jug pasi kishte pasur konflikt me partneren.

“Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për kallëzimin e shtetases M. Sh, për humbjen e kontakteve me djalin e tij, shtetasin D. Sh., 34 vjeç, bëjmë me dije se rreth ores 02:00,  ky shtetas është paraqitur në Komisariatin e Policise Nr. 1 dhe ka deklaruar se ishte larguar me dëshirën e tij”, njofton policia.

Të fundit