Flash News

E-TJERA

Zhdukja e Koçoles dhe Sulovarit, Koka: Një prej tyre u pa në sediljen e një “Mercedes-i”

Zhdukja e Koçoles dhe Sulovarit, Koka: Një prej tyre u pa në

Hetimet për zhdukjen e Leonard Thodhorit dhe Fatmir Sulovarit, vijojnë ende pa rezultat. Policia është duke kërkuar kryesisht në Vrinë të Konispolit, ky dyshohet se Sulovari dhe “Koçolja mund të jenë groposur pas ekzekutimit.

Gazetari Spartak Koka ka treguar në “Opinion”, referuar dosjes hetimore, se një nga të zhdukurit është parë në sediljen e parë të një mjeti tip “Mercedes Benz”.

“Po edhe i dyti, por kryesisht i pari i cili kishte një shqetësim të shfaqur edhe në institucionin shëndetësore ku rregullisht merrte sasinë e metadonit për t’u kuruar. Shoku i tij i ngushtë rrëfen se të Martën dhe të Mërkurën kanë pirë sëbashku në shtëpinë e Leonard Theodorit sasi të ndryshme kokaine. Nga ana tjetër paradoksi është se Leonard Theodori nuk kishte punë fikse dhe të ardhura fikse.

Por, pikëpyetja që ngrihet nga familjarët është a mund të zhduken dy persona për 21 mijë euro? Deri në këto momente rezulton që janë sekuestruar 8 automjete, një automjet “Mercedez Benz” në të cilin sipas informacioneve nga Saranda është parë njëri prej personave të zhdukur, në sediljen e parë duke u mbajtur në dorezën anësore”, tha Koka.

Të fundit