Flash News

E-TJERA

Zhdukja e “Koçoles” dhe Sulovarit në Sarandë, del në skenë Edmond Papa, biznesmeni i ekzekutuar

Zhdukja e “Koçoles” dhe Sulovarit në Sarandë, del

Fatmir Sulovari Krasniqi dhe Leonard Thodhori, i njohur ndryshe me nofkën “Koçolja”, u zhdukën 18 ditë më parë në qytetin e Sarandës.  Asnjë informacion nuk dihet deri tani për dy miqtë, ndërsa ka dyshime të forta se mund të jenë ekzekutuar dhe groposur.

Policia ka shoqëruar disa persona për t’u marrë në pyetje, të cilët rezultojnë të jenë me precedent penalë brenda apo jashtë Shqipërisë.

Ajo që bie në sy është dalja në skenë e emrit të Edmond Papës, biznesmeni i ekzkutuar në zonën e Saukut në Tiranë më 16 dhjetor të vitit 2022. Miq të biznesmenit janë marrë në pyetje për zhdukjen e “Koçoles” dhe Sulovarit.

Disa prej tyre rezultojnë të jenë marrë në pyetje dhe për vrasjen e Aleksandër Sadikaj, 27-vjeçari që mbeti i vrarë më 11 qershor të vitit 2022 pas nëj atentati me eksploziv në mjetin e tij.

Megjithatë, dihet se deri tani pista kryesore e hetimit është ajo e shit-blerjes së një toke në fshatin Çukë e cila ishte në pronës të Leonard Thodhorit.

Të fundit