Flash News

E-TJERA

Zhdukja e Vis Martinajt, RENEA kontrolle në Shijak

Zhdukja e Vis Martinajt, RENEA kontrolle në Shijak

Ervis Martinaj rezulton ende i zhdukur. ‘Mbreti’ i lojërave të fatit u denoncua në polici nga familja në gusht të këtij viti.

RENEA ka bërë disa kontrolle dje në Shijak, në banesat e personave me precedentë penalë. Nuk dihet nëse ka pasur të shoqëruar apo jo. Flitet se Martinaj është parë gjallë për herë të fundit në Shijak.

Policia dyshon se Ervis Martinaj kishte shkuar në Shijak për të lidhur aleancë me një grup të fuqishëm të zonës.

Disa burime informacioni të ndryshme mbështesin pistën se aty mund të jetë shitur te grupet rivale. Këto dyshime mbështeten edhe në transkriptet e bisedave mes personazheve të botës së krimit që disponohen nga autoritetet ligjzbatuese, të publikuara në emisionin ‘Inside Story’ në Top Channel.

“Mos ti kishte thënë për V. Do ishte gjallë akoma. Hajde i kishin thënë e kam gati. Ky peshku kishte vajt. Dhe e kishin marrë peng. E kanë hedh në det. Ca peshku. Atë e kanë humb atë natë”.

Të fundit