Flash News

E-TJERA

Zhdukja në rrethana misterioze e ish-shefit të antidrogës në Ulqin, Prokuroria e Shkodrës nis hetimet

Zhdukja në rrethana misterioze e ish-shefit të antidrogës në
Rudolf Elezoviç

Prokuroria e Shkodrës ka nisur hetimet për humbjen e ish-shefit të antidrogës në Ulqin, Rudolf Elezoviç. Ky i fundit ka humbur kontaktet me familjen që prej 27 majit dhe që atëherë rezulton i zhdukur në rrethana ende të paqarta.

Në kontaktin e fundit që ai ka pasur me familjen, 54-vjeçari ndodhej në zonën kufitare me Shqipërinë, në afërsi të Pentarit dhe Reçit në lumin Buna. Pala malazeze ka nisur kërkimet në lumin Buna, ndërsa pritet që kërkimet të bëhen edhe në pjesën shqiptare.

Elezoviç aktualisht ishte efektiv i  policisë kufitare në Malin e Zi. Elezoviç së bashku me policinë shqiptare, ka qenë duke hetuar trafikun në dy anët e kufirit.

Në kontaktin e fundit që ai ka pasur me familjarët e tij, Elezoviç iu ka thënë se ishte duke pritur në afërsi të zonës së Pentarit, në lumin Buna, një person të vijë që ta merrte me varkë dhe ta çonte në anën tjetër të Malit të Zi.

Të fundit