Flash News

E-TJERA

Zhdukur prej dy ditësh, gjendet 44-vjeçari shqiptar në Itali, çfarë dyshohet

Zhdukur prej dy ditësh, gjendet 44-vjeçari shqiptar në Itali,

Një 44-vjeçar shqiptar, i zhdukur prej dy ditësh në Itali, është gjetur në gjendje të rënduar shëndetësore pranë një guroreje në zonën e liqenit të Giulianello-s, në komunën e Artenës.

Sipas mediave italiane, burri ishte larguar nga banesa pas kthimit nga puna si ndërtues dhe nuk ishte kthyer më, duke alarmuar partneren e tij, e cila njoftoi menjëherë autoritetet.

Në kërkim u përfshinë njësi të specializuara të Brigadës së Zjarrfikësve dhe ekipet nga Colleferro, të cilat përdorën helikopterë për të mbuluar zonën e vështirë. 44-vjeçari u lokalizua dhe u nxor në një zonë të sheshtë me ndihmën e vinçit ajror, për t’u transportuar më pas me urgjencë në spitalin e Colleferro-s.

Dyshohet se ai kishte konsumuar substanca helmuese, çka ka ngritur dyshime për një përpjekje për vetëvrasje. Aktualisht, ai ndodhet i shtruar në spital në gjendje të rëndë dhe me prognozë të rezervuar.

Karabinierët po vijojnë hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

Të fundit