Flash News

E-TJERA

Zhgënjen Teuta në "Conference League", Vllaznia humb 1-0 përballë AEL; Laçi i rrëmben fitoren rumunëve

Zhgënjen Teuta në "Conference League", Vllaznia humb 1-0

Pas eliminimit në Champions, Teuta ka zhgënjyer sërish edhe në "Conference League". Kampionët e Superligës pësuan disfatë në "Niko Dovana" me rezultatin 0-2 përballë ekipit të Andorrës, Inter Esclades.

Rezultati e bën më të komplikuar mundësinë e durrsakëve për të vijuar aventurën e tyre në Evropë. Ekipi kundërshtar arriti të thyejë armatën mbrojtëse të durrsakëve duke kaluar në avantazh.

Teuta e nis ndeshjen vrullshëm me sulm duke kërkuar mbylljen e hesapeve që në sfidën e parë me ekipin nga Andorra, por duket se durrsakët nuk arritën të ruanin tempin deri në fund të lojës. Një krisje e krijuar në mbrojtje i dha mundësinë Soldevilas të shënonte golin e avantazhit në minutën e 37-të.

Përpjekjet e Teutës vazhduan, por pa rezultat derisa në minutën e 89-të, ekipi kundërshtar vulos fitoren sërish me golin e Soldevilas.

Edhe Vllaznia nuk ka arritur dot të triumfojë në ndeshjen e saj përballë AEL Limassol, duke shënuar një humbje 1-0.

Laçi arriti të korë fitore në "Elbasan Arena" pasi mundi me rezultatin 1-0 skuadrën e Craiova. Pavarësisht përpjekjes së kundërshtarit ekipi i Shpëtim Duros zhvilloi një lojë të pastër 90-minutëshe, duke hedhur kështu një hap të rëndësishëm në turin e dytë të "Conference League".

Ishte goli i Zaburicas në minutën e 36-të që i dha avantazhin skuadrës, rezultat që bardhezinjtë arritën ta mbanin deri në përfundim të sfidës, duke rrëmbyer fitoren.

Të fundit