Flash News

E-TJERA

Zhvaste pacientët për një eko, vihet në pranga mjeku imazherist i Spitalit të Fierit

Zhvaste pacientët për një eko, vihet në pranga mjeku

Një mjek imazherist i Spitalit të Fierit është vënë në pranga pasi iu merrte para klientëve për t’iu bërë eko.

G. T., 66 vjeç, u arrestua në flagrancë duke marrë një shumë parash një pacienti që do të kryente ekon abdominale.

Gjithashtu, mjeku shpërdoronte detyrën pasi gjatë orarit zyrtar të punës, vizitonte pacientë në 2 klinika private në Fier.

“Për këtë rast, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithëm Fier, ka regjistruar procedimin penal nr.929 datë 01.07.2025, për veprën penale të dyshuar “Shpërdorimi i detyrës” dhe ”Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, hetim i cili pas 4 muajësh u finalizua me arrestimin në flagrancë të shtetasit G. T., 66 vjeç, banues në Fier, me detyrë mjek imazherist në spitalin rajonal Fier.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u sekuestrua si provë materiale, shuma e lekëve që 66-vjeçari i mori qytetarit, në kundërshtim me ligjin si edhe shuma prej 1.857.000 lekë të reja, 39.155 euro, 2.370 paund dhe 75 dollar që iu gjetën gjatë kontrollit të banesës”, njofton policia.

Të fundit