Flash News

E-TJERA

Zhvaste paratë e qytetarëve përmes mashtrimit, arrestohet i riu nga Paskuqani

Zhvaste paratë e qytetarëve përmes mashtrimit, arrestohet i riu

Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia pasi duke përdorur një identitet të rremë ka mashtruar qytetarët dhe u ka zhvatur paratë.

Sipas policisë 21-vjeçari është kapur në flagrancë, në momentin që shkoi për t’i marrë një shumë parash, një 26-vjeçareje, të cilën e kishte mashtruar dhe më parë.

“Si rezultat i veprimeve operacionale, të kryera në kuadër të operacionit “Strategjia”, u arrestua në flagrancë, teksa po i merrte një tjetër shumë parash, denoncueses, shtetasi E. H., 21 vjeç, banues në Paskuqan. Vijojnë hetime për zbardhjen dhe dokumentimin e rasteve të tjera të mashtrimit që mund të ketë kryer 21-vjeçari.”, njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Të fundit