Flash News

E-TJERA

Zhvaste qytetarët përmes faqeve online, arrestohet 28-vjeçari në Tiranë

Zhvaste qytetarët përmes faqeve online, arrestohet 28-vjeçari

Policia e Tiranës ka arrestuar një 28-vjeçar nga kryeqyteti, i cili dyshohet se kishte krijuar faqe të rreme shitjeje online, ku mashtronte qytetarët duke u premtuar produkte elektronike me çmime shumë të ulëta.

Sipas hetimeve paraprake, i riu përdorte rrjete sociale dhe aplikacione të njohura për të reklamuar produkte si telefona, laptopë dhe pajisje inteligjente. Pasi merrte pagesat përmes transfertave bankare ose “cash”, ai ndërpriste çdo kontakt me blerësit dhe nuk dorëzonte asnjë produkt.

Nga veprimet e tij, më shumë se 25 qytetarë në disa qytete të Shqipërisë rezultojnë të jenë dëmtuar financiarisht.

Autoritetet po hetojnë nëse ai ka pasur bashkëpunëtorë dhe nëse ka vepruar edhe jashtë territorit të vendit.

Të fundit