All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Zhvati mln € nga shoqëria ku ishte përfaqësuese ligjore, merret vendimi për Elisabeta Dostin

All - Paragraf - 1

Zhvati mln € nga shoqëria ku ishte përfaqësuese ligjore,

Prokuroria e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për Elisabeta Dosti, e akuzuar për falsifikim dokumentesh dhe pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.

All - Paragraf - 3

Sipas organit të akuzës, shtetasja E.D. në vitin 2013, si përfaqësuese ligjore e shoqërisë “Prodhim Veshje nr.02” sh.a, ka transferuar në mënyrë të paligjshme të gjitha pasuritë e paluajtshme të shoqërisë, toka dhe ndërtesa, tek një tjetër kompani, e cila në atë kohë i përkiste 100% asaj.

Pas transferimit të pasurive, E.D. ka zhvendosur pronësinë e kuotave të kompanisë në fjalë për të fshehur origjinën e paligjshme të kapitalit.

“Pasuritë e paluajtshme të transferuara në mënyrë të paligjshme tek shoqëria “Empire Investment Solution (EIS)” sh.p.k, janë dhënë me qira duke realizuar të ardhura të larta, një pjesë e tyre janë shitur në vlerën 1,000,000 Euro ndërsa me kontratën e sipërmarrjes të datës 18.12.2019, pasuria me nr.2/2337( transferuar në mënyrë të paligjshme) ndodhur në Rrugën “Muhamet Gjollesha” Tiranë, me sipërfaqe totale 5989 m2, nga të cilat ndërtesë me sipërfaqe 1375 m2 është dhënë për ndërtimin e objektit shumëkatësh multifunksional mbi sipërfaqen prej 12,201,36 m2.

Në këmbim të pasurisë të përshkruar më sipër, porositësi do të përfitojë në objektin shumëkatësh multifunksional të ndërtuar nga Sipërmarrësi 35% të sipërfaqes ndërtimore korresponduese të sipërfaqes prej 5989 m2″, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Sipas organit të akuzës transferimi i pasurive është kryer jo vetëm mbi bazën e dokumenteve të falsifikuara, por edhe përmes akteve të tjera të paligjshme, me qëllim dëmtimin e interesave të aksionarëve në minorancë.

Gjykata ka vendosur vazhdimin e masës “Arrest në shtëpi” më datë 27 nëntor, ndërsa hetimet vazhdojnë për të përcaktuar vlerën e dëmit dhe produktin e veprës penale.

Të fundit