All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

"Zhveshja" në videoklipet shqiptare, Naun Shundi: Mos joshni! Produkti i artistit s'lidhet me ambalazhin, por me shpirtin

All - Paragraf - 1

"Zhveshja" në videoklipet shqiptare, Naun Shundi: Mos joshni!

Aktori Naun Shundi shprehet kundër asaj çka paraqesin për shikuesit videoklipet e këngëtarëve shqiptare. Ai thekson se vërtet është bërë e "modës" që videoklipet të shoqërohen nga  vajza të "zbuluara", por kjo nuk duhet të ndodhë. Sipas aktorit, në videoklipet shqiptare nuk duhet të joshet apo të abuzohet me imazhin, por të përcillet vlera e prodhimit artistik.

All - Paragraf - 3

"Eshte i njohur fakti qe produkti e shet ambalazhin. Por, kjo ka te beje me produkte inerte. Produkti i nje artisti nuk ka te beje me ambalazhin, por me shpirtin dhe krijimtarine e tij. Eshte bere e “modes” qe videoklipet e kengetareve, qofshin edhe me te vleresuarat dhe me te shikuara ne bote, te shoqerohen me videoklipe ne te cilat zonjat e nderuara, dalin me breke dhe recipeta. Ky lloj trendi, ka pushtuar dhe videoklipet shqiptare, ku ne nje pjese te konsiderueshme te videoklipeve shikojme femra vetem me breke dhe recipeta, duke kercyer dhe vallezuar edhe me shume femra te tjera te veshura njesoj ne bregdet, male, fusha, kodra", shkruan ai në rrjete sociale.

Në këto kushte, Shundi thotë se vëmendja shpërqëndrohet drejt videoklipit dhe jo drejt këngës. Ai ka një thirrje për artistet shqiptare, ku iu kërkon që të mos e "shesin" veten për ato gjëra që nuk i kanë meritë.

"Me keqardhje vleresoj qe vemendja e shikuesit spostohet. Nuk mer perparesi degjimi ( qellimi kryesor i kenges) se sa shikimi. Mua personalisht, kur degjoj nje kenge, nuk me interesojne linjat trupore, kofshet, prapanicat dhe gjoksi i kengetares te veshura ne menyre te cveshur, sesa zeri , melodia dhe mesazhi i kenges, qe ne shumicen e rasteve nuk ka lidhje me figuren. Ju lutem te nderuara artiste kengetare! Mos e shisni veten per gjera qe nuk jane merita juaj! Me respektin me te madh per ju", shton më tej aktori.

Të fundit