Flash News

E-TJERA

Zhvillimet në Kosovë, Nazarko: Dialogu me Serbinë duhet të vijojë, s’ka lidhje me Hagën; Të krijohet qeveri me bazë të gjerë

Zhvillimet në Kosovë, Nazarko: Dialogu me Serbinë duhet të

Analisti Mentor Nazarko ka komentuar zhvillimet e fundit në Kosovë, duke i cilësuar akuzat ndaj ish-luftëtarëve të UÇK-së, goditje politike për Kosovën.

Sipas tij, Kosova po tregon forcën e saj negociale kundrejt perëndimit dhe Serbisë. "I ka bërë gjithë kompromiset e mundshme, s’ka më çfarë të dorëzojë", shtoi ai.

”Mjafton të kujtojmë që prokurori udhëheqës i Dhomave të Specializuara është amerikan. Krijesë e perëndimit e miratuar nga parlamenti i Kosovës. Gjykatë që funksionon formalisht në bazë të një rezolute të Këshillit të Europës që kishte për bazë raportin e Marty për krimet e UÇK.

Është e vetëkuptueshme që do kishim një proces të bujshëm. Ngjan se është një goditje për politikën e Kosovës, por tregon se nuk ka asnjë krim të bërë. Kosova e forcon forcën e saj negociale kundrejt perëndimit dhe Serbisë. I ka bërë gjithë kompromiset e mundshme, s’ka më çfarë të dorëzojë", tha Nazarko.

Ky i fundit argumentoi se dialogu me Serbinë duhet të vazhdojë, pasi s’ka lidhje me këtë që po ndodh në Hagë. Analisti tha për "News 24" se duhet të gjendet një formulë e një qeverisje me bazë të gjerë me mandat të kufizuar që zgjedh Presidentin, bën reformat, vijon dialogun me Serbinë dhe në fund më pas të shkohet në zgjedhje.

Të fundit