Flash News

E-TJERA

Zhvilloi një sezon shumë të mirë me “Topçinjtë”, Granit Xhaka i jep lamtumirën Arsenalit

Zhvilloi një sezon shumë të mirë me

Granit Xhaka nuk do të jetë më pjesë e Arsenalit, me futbollistin me origjinë shqiptare që do të largohet pas shumë vitesh qëndrimi në Londër. Para ndeshjes së fundit të kampionatit, mesfushori që luan për kombëtaren e Zvicrës bëri një postim në Instagram, ku shkruan: “Faleminderit Gooners”.

Sezoni i fundit ka qenë më i miri për të te kjo skuadër. Xhaka, përveç 5 golave dhe 7 assisteve, ndihmoi skuadrën në rikthimin në kompeticionin më të rëndësishëm për klube, Uefa Champions League.

Megjithatë 30-vjeçari nuk ka kaluar vetëm ditë të mira te Arsenali, pasi nuk mund të lihet pa përmendur edhe raporti ndonjëherë problematik me tifozët.

Xhaka përflitet se mund të kalojë në Bundesligë, me Bayer Leverkusen që shihet si destinacioni i tij.

Zhvilloi një sezon shumë të mirë me

Të fundit