Flash News

E-TJERA

Zhvlerësimi i euros goditi eksportin, vendet që braktisën produktet ‘Made in Albania’, përveç Serbisë

Zhvlerësimi i euros goditi eksportin, vendet që braktisën

Pasojat e zhvlerësimit të monedhës evropiane euro kundrejt monedhës vendase lekut në muajt e fundit, është reflektuar më së miri te shifrat e tregtisë së jashtme, raporti i eksporteve.

Sipas shifrave të SCAN Intel, eksportet janë goditur ndjeshëm nga rënia e kursit të këmbimit të euros. Goditjen më të madhe sipas të dhënave, e ka marrë industria fasone.

Sipas një analize të bërë, duke krahasuar krahasojmë ndryshimin ne volumin e eksporteve mes mesatares prill 2012-prill 2022 dhe prillit të vitit 2023, Kosova është shteti që ka ‘braktisur’ më së shumti produktet shqiptare.

Eksportet me Kosovën kanë shënuar një rënie me 33.8%, duke ditur se Kosova është partneri i dytë më i madh tregtar i Shqipërisë.

Pas Kosovës vjen Gjermania, me 19.4% rënie, dhe vijon Spanja, me 17.9% rënie, si dhe Kina me Maqedoninë e Veriut, me nga 17.1% dhe 16.3% rënie, mes 10 partnerëve tanë kryesorë tregtarë. Italia, Greqia, Serbia dhe Mali i Zi nuk janë tërhequr nga forcimi i lekut vendas.

Në rastin e Serbisë, rezulton se eksportet janë rritur ndjeshëm me 264% pavarësisht luhatjeve në kursin e këmbimit.

Rënie të ndjeshme regjistrojnë edhe Franca dhe Turqia, me mbi 60%, si dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Zhvlerësimi i euros goditi eksportin, vendet që braktisën

Të fundit