Flash News

E-TJERA

Zhvlerësimi i monedhës dhe kostot e larta/ Demonstrata në Liban, protestuesit tentojnë të hyjnë në shtëpitë e politikanëve

Zhvlerësimi i monedhës dhe kostot e larta/ Demonstrata në Liban,
Foto ilustruese

Disa protestues mbetën të plagosur në qytetin verior libanez të Tripolit gjatë demonstrave të mbajtura mbi vendimin e qeverisë për të ulur më tej vlerën e monedhës vendase.

Monedha vendase, lira libaneze, tregtohet me çmime të ndryshme me zhvlerësim në banka dhe tregun e zi, edhe pse Banka Qendrore mban konstant kursin e këmbimit. Ndërsa norma zyrtare e përcaktuar nga Banka Qendrore ishte 1.507 dhe norma aktuale në banka ishte 3.900 lira, sot dollari tregtohej në mbi 15 mijë lira në tregun e zi.

Dhjetëra libanezë të zemëruar dolën në rrugët e Tripolit për të kundërshtuar kushtet e vështira të jetesës, raportojnë mediat e huaja. Disa protestues arritën të thyejnë portat e një dege të bankës qendrore, por ushtria i pengoi ata të hynin në ndërtesë.

Sipas mediave lokale pesë protestues dhe dy ushtarë libanezë u plagosën gjatë përleshjeve. Protestuesit i vunë zjarrin hyrjes së një zyre qeveritare. Të tjerët u panë duke u përpjekur të futeshin me forcë në shtëpitë e dy politikanëve, por u ndaluan nga forcat e sigurisë.

Protesta u zhvilluan edhe në Bejrut, ku një numër i vogël i protestuesve dolën në rrugë dhe dogjën goma. Libani është përfshirë nga viti 2019 nga një krizë ekonomike për të cilën Banka Botërore thotë se ka të ngjarë të renditet në mesin e krizave më të këqija financiare në botë që nga mesi i shekullit të 19-të.

Të fundit