Flash News

E-TJERA

Zingraf ‘shuplakë’ qeverisë: Menaxhimi i mbetjeve jo në përputhje me direktivat e BE-së. Shumë shërbime, pak riciklim

Zingraf ‘shuplakë’ qeverisë: Menaxhimi i mbetjeve jo

Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Peter Zingraf i ka bërë të qartë Shqipërisë se legjislacioni i saj për menaxhimin e mbetjeve nuk është në përputhje të plotë me direktivat e Bashkimit Europian.

Në forumin për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve dhe Ekonomisë, ai deklaroi se si vend kandidat, do të jetë e detyrueshme një strategji kombëtare për menaxhimin e mbetjeve.

Duke theksuar nevojën për lidership, Zingraf tha se shumë shërbime janë për depozitimin e mbetjeve të ngurta, por riciklimi nuk është në nivelet e duhura.

“Ky është një proces që ka nevojë për lidership. Ne nuk po besojmë që vijmë në një pozicion që kemi arritur gjithë këto. Mund të jemi pak më larg nga ju sa i përket ndarjes, por ekonomia qarkulluese është një qëllim për ekonominë tonë gjithashtu.

Legjislacioni prezent aktual nuk është në përputhje tërësisht me direktivën e BE. Këto janë modifikuar që në 2018 në linjë me praktikat e reja të ekonomisë qarkulluese, por ju e bëni për Shqipërinë këtë, mbetjet janë të kushtueshme. Me nisjen e bisedimeve për hyrjen në BE do të jetë e detyrueshme dhe për rrugën tuaj drejt Europës dhe një strategji kombëtare për menaxhimin e mbetjeve të kundërta. Gjermania e vlerëson shumë që sektori i menaxhimit të integruar të mbetjeve është me rëndësi për qeverinë.

Shumë shërbime që janë të ofruar për depozitimin e mbetjeve të ngurta, por nuk është i mbuluar rërësisht riciklimi. Targeti i riciklimit është i ulët dhe nuk është përcaktuar një synim, një qëllim, dhe kjo është ajo që ne duam të arrijmë dhe ne jemi në krahun tuaj”, deklaroi Zingraf.

 

Të fundit