Flash News

E-TJERA

Zjarr i fuqishëm pranë QSUT, 7 të lënduar, në ndihmë edhe dy helikopterë

Zjarr i fuqishëm pranë QSUT, 7 të lënduar, në

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një kompleks banimi pranë Qendrës Spitalore Universitare në Tiranë, duke shkaktuar lëndimin e 7 personave.

Mes të lënduarve janë tre zjarrfikës dhe katër banorë, të cilët janë transportuar menjëherë në spital për të marrë trajtim të specializuar mjekësor.

Operacioni i shpëtimit është në zhvillim e sipër, ku forcat zjarrfikëse po punojnë intensivisht për evakuimin e banorëve të bllokuar në ndërtesë.

Në mbështetje të tyre janë angazhuar mjete të shumta, përfshirë dy helikopterë, tetë makina zjarrfikëse dhe katër autoambulanca, së bashku me ekipet e emergjencave civile.

Flakët kanë shkaktuar dëme masive, duke shkrumbuar plotësisht fasadën e pallatit. Autoritetet po hetojnë për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.

Të fundit