Flash News

E-TJERA

Zjarr në fabrikën e peshkut/ Devijohet qarkullimi në autostradën Lezhë-Laç, zjarrfikësi përfundon në spital

Zjarr në fabrikën e peshkut/ Devijohet qarkullimi në

Një zjarr i madh ka përfshirë fabrikën e përpunimit të peshkut në Lezhë rreth orës 06.00 të mëngjesit. Flakët kanë qenë të përmasave të mëdha, por nuk ka persona të lënduar.

Zjarrfikësit po bëjnë të mundur vënien nën kontroll të flakëve, por njëri prej tyre është asfiksuar si pasojë e tymit dhe është dërguar me urgjencë në spital.

Për shkak të prezencës së madhe te tymit, policia ka devijuar qarkullimin në autostradën Lezhë-Laç dhe e ka zhvendosur trafikun në rrugë dytësore. Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 06:30, në dalje të qytetit të Lezhës, ka rënë zjarr në fabrikën e peshkut. Nuk ka dëme në njerëz, vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrëfikses në vendngjarje, punojnë për shuarjen e flakëve. Si pasojë e tymit është devijuar trafiku në qytet dhe në rrugë dytësore.

 

Të fundit