Flash News

E-TJERA

Zjarr i madh në qendër të Peshkopisë, digjet pallati 3-katësh

Zjarr i madh në qendër të Peshkopisë, digjet pallati

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një pallat trekatësh në qendër të Peshkopisë rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm.

Flakët kanë nisur nga kati i tretë i godinës dhe janë përhapur me shpejtësi, duke shkrumbuar të gjithë ndërtesën.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, ndonëse dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Zjarri ka shkaktuar panik te banorët e zonës, pasi pallati ndodhej në një zonë të populluar dhe me ndërtesa të tjera shumë pranë njëra-tjetrës.

Të fundit