Flash News

E-TJERA

Zjarr i madh në Radhimë, përfshihen dy lokale pranë plazhit, rrezikohet edhe një hotel

Zjarr i madh në Radhimë, përfshihen dy lokale pranë plazhit,

Një zjarr i madh ka rënë pasditen e sotme në zonën bregdetare të Radhimës, duke përfshirë disa struktura turistike. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë përfshirë dy “beach bar”-e dhe një restorant pranë bregut të detit.

Zjarrfikësit kanë bërë me dije se janë djegur çadra dhe shezlonge, të cilat ishin vendosur në ambientet e një subjekti plazhi. Për shkak të përhapjes së shpejtë të flakëve, është rrezikuar edhe një biznes aty pranë, si dhe një hotel, i cili fatmirësisht ndodhej bosh në momentin e ngjarjes.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se zjarri dyshohet të jetë i qëllimshëm, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes janë në vijim.

Shërbimet zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë për neutralizimin e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së tyre në objekte të tjera.

Të fundit