Flash News

E-TJERA

Video/ Zjarr masiv në një stallë bagëtish në Lezhë

Video/ Zjarr masiv në një stallë bagëtish në Lezhë

Një zjarr ka përfshirë një stallë bagëtish në fshatin Barbullojë, njësia administrative Shënkoll, bashkia Lezhë, duke shkaktuar alarm dhe një mobilizim të menjëhershëm të autoriteteve.

Për shkak të përmasave të mëdha të flakëve dhe ndikimit të erës së fortë, janë kërkuar ndihma edhe nga bashkitë Kurbin, Mirditë dhe Vau Dejës, të cilat kanë dërguar forca zjarrfikëse shtesë për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit.

Ekipet zjarrfikëse janë në terren, duke punuar intensivisht për të kontrolluar situatën dhe për të parandaluar përhapjen e flakëve në zonat përreth.

Të fundit