Flash News

E-TJERA

Zjarr masiv në pyjet e Voskopojës, Peleshi: Zjarrfikësit dhe Mbrojtja Civile nisen me urgjencë për të shmangur të keqen

Zjarr masiv në pyjet e Voskopojës, Peleshi: Zjarrfikësit dhe

Një zjarr masiv ka përfshirë pyjet me pisha në Voskopojë, në zonën midis Krushovës dhe Shipskës.

Zjarri është aktiv prej disa orësh dhe ka përhapje të madhe, i ndihmuar nga erërat. Ende nuk dihet sipërfaqja që është duke u djegur, në zonë kanë shkuar zjarrfikëse dhe punonjës shërbimi.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi është nisur drejt Voskopojës dhe në një postim në Facebook, shkruan:

“Nga Pashalimani drejt Voskopojës ku para pak minutash shpërtheu një vatër zjarri në pyllin me pisha pranë fshatit Krushovë.

Forca zjarrfikëse nga detasmenti i mbrojtjes civile dhe forcat e Bashkisë Korçë po shkojnë me shpejtësi për të shmangur më të keqen."

Të fundit