Flash News

E-TJERA

Zjarr masiv në ullishte dhe pyje me pisha në Berat

Zjarr masiv në ullishte dhe pyje me pisha në Berat

Një zjarr i madh ka përfshirë sot kodrat me ullishte në fshatin Duhanas, në Berat. Flakët po përhapen me shpejtësi drejt zonave me pisha, të favorizuara nga era e fortë.

Ende nuk dihet nëse zjarri është shkaktuar nga pakujdesia apo nga një zjarrvënie e qëllimshme. Forcat e zjarrfikësve dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë intensivisht për të lokalizuar vatrat aktive dhe për të parandaluar djegien e plotë të sipërfaqes së gjelbëruar.

Autoritetet kanë apeluar për kujdes ndaj banorëve dhe të gjithë atyre që ndodhen pranë zonës, duke paralajmëruar për rrezikun nga flakët dhe tymi i dendur.

Të fundit