Flash News

E-TJERA

Zjarr masiv pranë bregdetit të Tales në Lezhë, rrezikohen bizneset

Zjarr masiv pranë bregdetit të Tales në Lezhë, rrezikohen
Foto Ilustruese

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zonën e kënetës në bregdetin e Tales në Lezhë.

Mësohet se flakët e zjarrit janë shfaqur rreth orës 17:00. Ndërkohë era ka favorizuar përhapjen e zjarrit në sipërfaqe të tjera duke vënë në rr ezik edhe bizneset pranë zonës.

Dy automjete zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Të fundit