All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Zjarr në apartamentin e një pallati në Gjirokastër, evakuohen banorët

All - Paragraf - 1

Zjarr në apartamentin e një pallati në Gjirokastër,
Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme një apartament në lagjen “18 Shtatori” në Gjirokastër, duke shkaktuar panik mes banorëve të pallatit. Paraprakisht, dyshohet se shkaku i zjarrit ka qenë një defekt në kondicioner ose një shkëndijë elektrike.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet e shkaktuara janë vetëm materiale. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë dhe zjarrfikësit, të cilët kanë ndërhyrë me shpejtësi për të vënë situatën nën kontroll.

All - Paragraf - 3

Për arsye sigurie, energjia elektrike në zonë është ndërprerë përkohësisht, ndërkohë që policia po kryen evakuimin e banorëve për të shmangur çdo rrezik të mëtejshëm.

Në katin e tretë të një pallati në lagjen ‘18 Shtatori’, dyshohet për shkak të një shkëndije elektrike ka rënë zjarr në banesën e shtetasit R.K. Shërbimet zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e zjarrit. Deri tani nuk ka asnjë shtetas të lënduar apo me probleme nga tymi., njofton policia.

Të fundit