Flash News

E-TJERA

Zjarr në një banesë pranë gjykatës së Burrelit, humb jetën 41-vjeçarja

Zjarr në një banesë pranë gjykatës së Burrelit,

Një zjarr tragjik ka përfshirë një banesë në qytetin e Burrelit, ku një 41-vjeçare ka humbur jetën. Sipas policisë, viktima ka vdekur si pasojë e asfiksimit nga tymi dhe flakët.

Ngjarja ndodhi rreth orës 10:00, në shtëpinë e shtetases Sh.C. Zjarri, i cili përfshiu banesën, ka shkaktuar asfiksimin e vajzës së saj, F.C., rreth 41 vjeçe, e cila nuk mundi të mbijetojë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit dhe rrethanat e kësaj tragjedie.

Të fundit