Flash News

E-TJERA

Zjarr në Berat, shkrumbohet kuzhina e një banese

Zjarr në Berat, shkrumbohet kuzhina e një banese

Një zjarr ka shpërthyer në një banesë në lagjen “Qoshkë” të fshatit Lapardha, në qytetin e Beratit. Flakët janë vënë re nga familjarët e banesës, të cilët kanë reaguar menjëherë duke njoftuar zjarrfikësit.

Për të shuar zjarrin, janë dërguar dy grupe shërbimi me katër punonjës zjarrfikës, të cilët arritën të lokalizojnë dhe shuan flakët në një kohë të shkurtër. Sipas raportimeve, si pasojë e shpërthimit të zjarrit, dhoma e gatimit të banesës së shtetasit Kadri Mançe është shkrumbuar plotësisht.

Megjithatë, falë ndërhyrjes së shpejtë, flakët janë parandaluar që të përhapen në dhomat e tjera të banesës. Sipas burimeve nga shërbimi zjarrfikës, shkaku i zjarrit ka qenë një rrjedhje nga bombola e gazit.

Të fundit