Flash News

E-TJERA

Zjarr në katin e 5-të të një pallati, humb jetën një burrë

Zjarr në katin e 5-të të një pallati, humb jetën

Një 57-vjeçar ka humbur jetën pasi kati i 5-të i një pallati në Tiranë u përfshi nga flakët.

Viktima është identifikuar me iniciale R.D.  Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:50 dhe nuk dihen ende shkaqet.

Njoftimi i policisë Tiranë:

Më datë 25.11.2023, rreth orës 02:50, në rrugën “Ferit Xhajko”, ka rënë zjarr në një banesë në katin e 5–të, të një pallati, dhe si pasojë ka ndërruar jetë shtetasi R. D., 57 vjeç.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të fundit