Flash News

E-TJERA

Zjarr në katin e katërt të një pallati në Durrës, 6 persona dërgohen në spital

Zjarr në katin e katërt të një pallati në Durrës,

Zjarr në katin e katërt të një pallati në lagjen nr. 7 në qytetin e Durrësit.

Mësohet se gjashtë persona kanë pësuar asfiksi nga tymi dhe janë dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta të policisë dhe shërbimit zjarrfikës, të cilët po punojnë për të shuar zjarrin dhe për të evakuuar banorët e pallatit.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa hetimet janë në vijim për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

 

Të fundit