Flash News

E-TJERA

Zjarr në kufirin shqiptaro-maqedonas, rrezikohet parku i Prespës

Zjarr në kufirin shqiptaro-maqedonas, rrezikohet parku i Prespës

Një vatër e madhe zjarri është aktivizuar prej 4 ditësh në Malin e Thatë, në kufirin shqiptaro-maqedonas. 

Pjesa më e madhe e sipërfaqes së djegur është në anën e Maqedonisë së Veriut , por tashmë zjarri ka hyrë në anën tonë të Malit të Thatë dhe rrezikon të hyjë në Parkun Kombëtar të Prespës.

Për të mos lejuar një gjë të tillë janë angazhuar forcat e ushtrisë si dhe tre helikopterë Cougar të Forcave tona të Armatosura dhe dy të shërbimit të emergjencave nga pala maqedonase që po bëjnë gjithçka për të mos lejuar flakët e zjarrit të kalojnë në zonën e pyllëzuar të këtij parku.

Nga dita nesërme priten të jenë në operacion edhe mjete të tjera të shërbimit zjarrfikës si dhe forca të këtij shërbimi nga bashkitë e tjera të qarkut të Korçës por terreni i thyer malor dhe mungesa e rrugëve e bën të vështirë punën e të gjithëve.

Të fundit