Flash News

E-TJERA

Zjarr në Lezhë/ Flakët kërcënojnë banesat pranë nënstacionit elektrik

Zjarr në Lezhë/ Flakët kërcënojnë banesat
Një zjarr masiv ka përfshirë një zonë me shkurre pranë nënstacionit elektrik në Rrilë të Lezhës, duke vënë në rrezik banesat përreth për shkak të përhapjes së shpejtë të flakëve të ndihmuara nga era e fortë.

Fatmirësisht, ndërhyrja e menjëhershme e forcave zjarrfikëse ka bërë të mundur vendosjen e situatës nën kontroll dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit, duke shmangur dëme të mëdha materiale apo viktima.

Megjithatë, shkaqet e shpërthimit të zjarrit mbeten ende të paqarta, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

 

Të fundit