Flash News

E-TJERA

Zjarr në një banesë në Ali Dem, vdes nga asfiksia i moshuari

Zjarr në një banesë në Ali Dem, vdes nga asfiksia i moshuari

Një banesë në zonën e Ali Demit në Tiranë është përfshirë nga flakët.

Si pasojë e zjarrit, është asfiksuar dhe ka ndërruar jetë një i moshuar, 72 vjeç. Nuk dihet ende shkaku i zjarrit.

“Rreth orës 21:20, në rrugën “Ali Demi”, në katin e parë të banesës së shtetasit Th. Ll, 72 vjeç, ka rënë zjarr. Si pasojë dyshohet se ka humbur jetën 72-vjeçari.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, njofton policia.

Të fundit