Flash News

E-TJERA

Zjarr në një banesë në Allias, lëndohen dy fëmijë të mitur

Zjarr në një banesë në Allias, lëndohen dy
Një zjarr ka përfshirë një banesë në zonën e Alliasit në Tiranë, në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje.

Policia njofton se si pasojë e flakëve janë dëmtuar lehtë dy fëmijë të mitur, të cilët kanë pësuar djegie të lehta në duar.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e shtetases D. R., ndërsa shkaqet e rënies së zjarrit ende nuk janë sqaruar.

“Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes,” thuhet në njoftimin e policisë. Materialet për këtë rast i janë referuar Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Fatmirësisht, dëmet ndaj fëmijëve janë të lehta, ndërsa banorët kanë arritur të shmangin pasoja më të rënda falë ndërhyrjes së shpejtë.

Të fundit