Flash News

E-TJERA

Zjarr në një banesë në Berat, dëmtohet lehtë pronarja e shtëpisë

Zjarr në një banesë në Berat, dëmtohet lehtë

Një zjarr ka rënë këtë të hënë në një banesë në Qafën e Kalasë në Berat.

U bë me dije se zjarri është vënë shpejt në kontroll nga zjarrfikësit, të cilët kanë bërë të mundur edhe shuarjen e flakëve të zjarrit që kishte rënë në kuzhinën e banesës.

Sipas zjarrfikësve në vendngjarje, shkak për zjarrin është bërë rrjedhja e gazit.

Si pasojë e zjarrit është djegur kuzhina e banesës, ndërkohë që zonja e shtëpisë ku ra zjarri, Ëngjëllushe Kokoshi, ka pësuar djegie të lehtë në këmbë dhe po mjekohet në Spitalin Rajonal të Beratit.

Të fundit