Flash News

E-TJERA

Zjarr në një banesë në Korçë, asfiksohet 64-vjeçarja

Zjarr në një banesë në Korçë, asfiksohet

Përfshihet në flakë një banesë në lagjen nr.8, në Korçë mëngjesin e sotëm.

Sipas policisë, për shkak të tymit është asfiksuar një 64-vjeçare, e cila u dërgua në spital ku po merr ndihmën mjekësore.

“Më datë 03.02.2024, rreth orës 07:30, në lagjen nr.8, Korçë, ka rënë zjarr në banesen e shtetases R. E., rreth 64 vjeçe, e cila u asfiksua nga tymi dhe u dërgua në spital ku po merr ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje ndodhen forcat e Policisë që po evakuojnë banorët e tjerë të pallatit, si dhe shërbimet e zjarrfikëseve, të cilat po bëjnë shuarjen e zjarrit”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të rëneis së zjarrit.

Të fundit