Flash News

E-TJERA

Zjarr në një biznes në Kamëz, digjen disa automjete

Zjarr në një biznes në Kamëz, digjen disa automjete

Disa automjete janë djegur pas një zjarri në Kamëz.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 në një biznes për dhënien e automjeteve me qira. Nuk dihen shkaqet e ngjarjes, ndërsa po punohet për zbardhjen e tyre.

“Më datë 05.06.2024, rreth orës 04:00, në rrugën “Donald Trump”, Kamëz, ka rënë zjarr dhe janë djegur disa automjete, në një biznes për dhënien e automjeteve me qira.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Të fundit