Flash News

E-TJERA

Zjarr në një magazinë në Pogradec, shpëtohet në kohë një i pastrehë

Zjarr në një magazinë në Pogradec, shpëtohet në

Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në lagjen nr. 4 të qytetit të Pogradecit, duke përfshirë një magazinë të vogël që ndodhej në një oborr banese. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa një person i pastrehë që strehohej në ambientet e magazinës është nxjerrë në kohë nga flakët.

Zjarri ka shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa ndërhyrja e menjëhershme e shërbimit zjarrfikës bëri të mundur shuarjen e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së tyre në objektet e tjera pranë. Ndërtesat ngjitur ndodheshin në distancë të afërt, çka e shtoi rrezikun për një përhapje të shpejtë të zjarrit, por situata u vu nën kontroll brenda një kohe të shkurtër, falë reagimit të shpejtë të forcave zjarrfikëse.

Aktualisht në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të përcaktuar shkaqet e zjarrit. Dyshimet e para flasin për një shkëndijë elektrike ose përdorim të pasigurt të ndonjë pajisjeje ngrohëse, por ende nuk ka një konfirmim zyrtar mbi origjinën e flakëve.

Të fundit