Flash News

E-TJERA

Zjarr në pallat në Astir, nënë e bir hidhen nga ballkoni për të shpëtuar. Vdes në spital 62-vjeçarja

Zjarr në pallat në Astir, nënë e bir hidhen nga ballkoni

Një zjarr ka përfshirë katin e tretë të një pallati në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e Astirit në Tiranë.

Për pasojë, nënë e bir janë hedhur nga ballkoni për të shpëtuar në pamundësi për të dalë jashtë gjatë kohës së zjarrit.

Sipas policisë, gruaja Hava Osmenaj, rreth 62 vjeçe ka humbur jetën në spital, ndërsa i biri Klodjan. Osmenaj, 36 vjeç ndodhet nën kujdesin e mjekëve.  

“Rreth orës 05:55, në Astir, ka rënë zjarr në katin e 3-të një pallati. Dyshohet se në pamundësi për të dalë jashtë gjatë kohës së zjarrit janë hedhur nga lartësia( dritarja) shtetasja Hava Osmenaj, rreth 62 vjeçe dhe djali i saj  Klodjan Osmenaj, 36 vjeç. 

Si pasojë ka ndërruar jetë shtetasja Hava Osmenaj, ndërsa shtetasi Klodjan Osmenaj, ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, sqaron policia.

Paraprakisht, ka dyshime se zjarri që përfshiu apartamentin e familjes Osmënaj mund të ketë qenë i qëllimshëm.

Djali që mbeti i plagosur nga kjo ngjarje njihet si person me probleme mendore dhe dyshohet se gjatë natës mund të ketë shkaktuar qëllimisht zjarrin.

 

 

 

Të fundit