Flash News

E-TJERA

Zjarr në një pallat pranë spitalit në Lushnje, dyshohet se është i qëllimshëm

Zjarr në një pallat pranë spitalit në Lushnje, dyshohet se

Një zjarr ka përfshirë një apartament në një pallat shumëkatësh në lagjen “Gjevdet Nepravishta”, pranë spitalit të Lushnjës, duke shkaktuar panik tek banorët e zonës.

Banorët kanë konstatuar fillimisht tymin dhe kanë njoftuar menjëherë shërbimin zjarrfikës, i cili ka ndërhyrë në kohë duke bërë të mundur izolimin e flakëve në një banesë në katin e tretë. Falë ndërhyrjes së shpejtë është shmangur përhapja e zjarrit në apartamentet e tjera të pallatit.

Në vendngjarje ka mbërritur edhe policia, e cila ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e incidentit.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se zjarri mund të jetë vendosur qëllimisht nga pronari i banesës, një 40-vjeçar, i cili më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Burime bëjnë me dije se ai dyshohet të ketë probleme të shëndetit mendor.

Aktualisht, policia po punon për lokalizimin e tij, ndërsa vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e saktë të shkaqeve të zjarrit.

Të fundit