Flash News

E-TJERA

Zjarr në një shkollë fillore në Ballsh, detajet e para nga policia

Zjarr në një shkollë fillore në Ballsh, detajet e para nga

Një shkollë 9-vjeçare në Ballsh është përfshirë nga flakët ditën e sotme.

Sipas policisë, dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike e për pasojë ka vetëm dëme materiale në një klasë.

“Në datë 03.01.2023, në lagjen “5 Shkurti”, Ballsh, në një klasë të një shkolle 9-vjeçare, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike ka rënë zjarr dhe për pasojë ka vetëm dëme materiale në atë klasë.

Shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit”, njofton policia.

Lifhur me ngjarjen ka reaguar edhe ministria e Arsimit, e cila njofton se po merren masat që shkolla të jetë gati për të pritur nxënësit ditën e enjte.

“Po ndjekim nga afër me vëmendje zhvillimet në lidhje me ngjarjen e ndodhur në shkollën 9-vjeçare “5 Shkurti” në Mallakastër, ku si pasojë e zjarrit në njërën prej klasave janë shkaktuar dëme fizike dhe materiale.

Sipas informacioneve zyrtare paraprake, shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike, por megjithatë kërkoj nga organet kompetente, jo vetëm Policia e Mallakastrës por edhe Bashkia, si institucioni përgjegjës për sigurinë e shkollës, që të bëjnë sa më parë një hetim të plotë të shkaqeve që çuan në këtë incident.

Falënderoj veçanërisht punonjësit e zjarrfikëses dhe personelin e shkollës, të cilët kanë ndërhyrë në kohë rekord, duke parandaluar përhapjen e zjarrit në klasat e tjera.

Dëshiroj të informoj opinionin publik se po marrim të gjitha masat, në bashkëpunim me Bashkinë dhe Zyrën Arsimore Mallakastër që shkolla të jetë gati për të pritur nxënësit ditën e enjte, më datë 5 janar, kur rinis procesi mësimor në të gjitha shkollat e vendit”, njofton ministria.

 

 

Të fundit