Flash News

E-TJERA

Zjarr në parkingun e një pallati në Tiranë, digjen disa makina

Zjarr në parkingun e një pallati në Tiranë, digjen disa

Parkingu i një pallati në zonën e Unazës së Re në Tiranë, është përfshirë nga zjarri dhe si pasojë dyshohet se janë djegur disa mjete.

Forcat zjarrfikëse së bashku me policisë po bëjnë evakuimin e banorëve të pallatit dhe gjithashtu po punojnë për fikjen e zjarrit.

Njoftimi i policisë:


Më datë 13.07.2023, në Unazë të Re, ka rënë zjarr në parkingun e një pallati, dhe si pasojë dyshohet se janë djegur disa mjete.

Shërbimet e Policisë në bashkëpunim me forcat zjarrfikëse po bëjnë evakuimin e banorëve të pallatit dhe gjithashtu po punojnë për fikjen e zjarrit.

Vijon puna nga Grupi Hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Të fundit