Flash News

E-TJERA

Zjarr në Qafështamë, shkrumbohet një lokal në Parkun Kombëtar

Zjarr në Qafështamë, shkrumbohet një lokal në Parkun

Një zjarr masiv ka shkrumbuar plotësisht një lokal në Parkun Kombëtar të Qafështamës gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Lokali, në pronësi të shtetasit Bukurosh Balliu, ndodhet pak metra larg burimit të njohur “Nëna Mbretëreshë”.

Sipas raportimeve të para, dëmet materiale janë të konsiderueshme, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkakut të zjarrit.

Dyshimet paraprake flasin për një shkëndijë elektrike ose një goditje nga rrufeja, por pritet ende konfirmimi zyrtar pas përfundimit të hetimeve.

Të fundit