Flash News

E-TJERA

Zjarr në Radhimë, në rrezik banesat dhe hotelet. Vatra në Karaburun vijon të jetë aktive

Zjarr në Radhimë, në rrezik banesat dhe hotelet. Vatra në

Vatrat e zjarreve janë kthyer në një fenomen shqetësues gjatë ditëve të fundit, të favorizuara edhe nga temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin tonë.

Një vatër e re është aktivizuar në zonën e Radhimës në Vlorë.

Për pasojë, flakët po vënë në rrezik bizneset dhe banesat aty pranë, ndërsa banorët vijojnë të luftojnë me flakët për ti vënë nën kontroll.

Ndërkohë, vijon që të jetë aktiv zjarri në gadishullin e Karaburunit në Vlorë, ku janë djegur më shumë se 80 ha pyje.

 

 

Të fundit