Flash News

E-TJERA

Zjarr në Tragjas, banorët dhe zjarrfikësit mundohen të vënë nën kontroll flakët me mjete rrethanore

Zjarr në Tragjas, banorët dhe zjarrfikësit mundohen të
Foto ilustruese

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar në zonën e Vlorës. Pas Dukatait, nga flakët është përfshirë fshati Tragjas. Temperaturat e larta dhe thatësirat kanë bërë që në shumë zona të vendit të bien zjarre.

Banorët e kësaj zonë së bashku me zjarrfikësit janë munduar të vënë nën kontroll flakët, por mungesa e pajisjeve të specializuara e ka vështirësuar punën. Një sipërfaqe e konsiderueshme pylli dhe kulltash janë shkrumbuar.

Autoritetet kanë kërkuar që strukturat e posaçme duhet të jenë me prezencë të shtuar në zonat ku ka rrezik më të lartë për të rënë zjarrë, ndërsa vala e të nxehtit ka "pushtuar" vendin.

Të fundit