Flash News

E-TJERA

Zjarri përfshiu mbi 50 magazina në tregun e rrobave të përdorura te “5 Maji” në Tiranë

Zjarri përfshiu mbi 50 magazina në tregun e rrobave të

Një zjarr masiv ka përfshirë mbrëmjen e sotme tregun e “5 Majit” në Tiranë, duke shkatërruar më shumë se 50 magazina që tregtojnë veshje dhe materiale të tjera.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë flakë të mëdha që përpijnë gjithçka , duke e bërë të pamundur shpëtimin e materialeve brenda magazinave, pavarësisht tentativave të pronarëve .

Prej orës 19:00 në vendngjarje janë angazhuar forcat e zjarrfikësve, efektivë të policisë dhe përfaqësues të pushtetit lokal, por përpjekjet për të lokalizuar flakët kanë qenë të vështira. Vatra të reja të zjarrit kanë shpërthyer nëpër të gjithë perimetrin e tregut, duke e bërë situatën alarmante.

Sipas autoriteteve, fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, por rreziku mbetet i lartë pasi në disa magazina dyshohet të ketë edhe bombola gazi.

 

Të fundit